Është hera e tretë që tentohet të dhunohet gjinekologu i Vlorës Bejkush Shehaj, 64 vjeç.
Episodi më i fundit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 24 Maji të Vlorës, ku 27-vjeçari Musto Kapaj nga fshati Gjormë i Vlorës ka hedhur benzinë në portën hyrëse të klinikës private të gjinekologut.
Policia e Vlorës është njoftuar dhe e ka arrestuar 27-vjeçarin.
Nderkohë, mjeku për Report TV është shprehur se nuk është e para herë që ai është kërcënuar nga personi i lartpërmendur, pasi në të kaluarën ai është përballur edhe me dy raste të tjera, kur i është rrezikuar edhe jeta.
Sipas Shehajt, kjo ka ndodhur për arsye se motra e Kapajt pasi ka sjellë në jetë dy fëmijë nën kujdesin e gjinekologut, në rastin e tretë ka pësuar një komplikacion të rëndë që ndodh shumë rrallë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas mjekut, i riu ka probleme mendore. “Unë i jam drejtuar edhe policisë së Vlorës e cila e ka arrestuar dhe e ka lënë të lirë sërish”, u shpreh ai.
Bejkush Shehaj është shprehur se është hera e tretë që kërcënohet.
“Më parë i njëjti person ka tentuar të më qëllojë me thikë, ndërkohë që ka tentuar edhe herë tjetër me zjarr”, tha doktori.





