Një 29-vjeçar në Krujë është shpallur në kërkim nga policia pasi ka djegur qëllimisht një makinë bashkëmoshatarit të tij.
“Më datë 08.08.2021, në orën 22:30, shtetasi E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Krujë, dyshohet se i ka vendosur zjarrin qëllimisht një makine tip “Renault”, e çregjistruar dhe e destinuar për skrap, në pronësi të shtetasit B. B., 29 vjeç, banues në Krujë. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.





