Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit P. B, 71 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, për djegien e mbeturinave dhe si pasojë zjarri, ka dal jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi të ndryshme në fshatin Zvërnec.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.