Arrestohet në flagrancë një 61-vjeçar në Cërrik. Mësohet se 61-vjeçari V.P ka ndezur ditën e djeshme zjarr në tokën e tij.

Si pasojë e flakëve të mëdha është djegur edhe një sipërfaqe toke me 48 pemë ulliri. Ndaj 61-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si dhe si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Cërrik, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. P., 61 vjeç, banues në fshatin Gostimë. Ditën e djeshme, dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me 48 pemë ulliri, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.