Aaron Bushnell, ushtari i Forcave Ajrore amerikane që i vuri flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në Uashington, ka vdekur për shkak të djegieve të rënda. 25-vjeçari regjistroi një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet duke i vënë flakën vetes dhe duke bërë thirrje për çlirimin e Palestinës.
“Unë nuk do të jem më bashkëpunëtor në gjenocid. Unë jam gati të ndërmarr një akt ekstrem proteste, por në krahasim me atë që njerëzit përjetuan në Palestinë nga duart e kolonizatorëve të tyre, nuk është aspak ekstreme. Kjo është ajo që klasa jonë në pushtet ka vendosur se do të jetë normale”, tha Bushnell.
Burri u transportua në spital në gjendje kritike por nuk mundi të mbijetonte.