Vëllai i 35-vjecarit nga Lezha që tentoi ti vendosë flakën vetes përballë Parlamentit ka thënë se vëllain e tij Saimir Zalli nuk lejojnë të takojë fëmijët e tij. Vëllai ka rrëfyer për News24 dhe BalkanWeb se është tmerruar kur ka parë Saimirin në televizion.

saimir-zalli-345x350

"Familjarët e ish gruas nuk e lejojnë të takojë fëmijët. Gjykata i ka dhënë të drejtë Saimirit të takojë fëmijët, por kjo e drejtë nuk nuk zbatohet"- ka thënë vëllai i Saimir Zallit.

NGJARJA:

Një 35-vjeçar nga Lezha ka tentuar për të dytën herë t’i japë fund jetës. Herën e parë Saimir Zalli hipi mbi një vinç duke kërcënuar se do hidhej, ndërsa sot ai tentoi të digjej para parlamentit por u ndalua në kohë nga policia.

Mësohet se 35-vjeçari ka dëshmuar më herët se shkaku që e ka shtyrë të marrë këtë veprim është fakti se ish-gruaja nuk e lë që të takojë fëmijët. 35-vjeçari është ndarë nga gruaja në vitin 2015 dhe ajo e ka akuzuar, 35-vjeçarin për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.