8 gusht 2015 – Arrestohet shtetasi sirian, Raghed Hajjazi, pronari i fabrikës së tapeteve që u dogj më 13 prill të këtij viti.

Prokuroria nxorri urdhër-arrestin për sirianin me akuzën e mashtrimit me siguracionet. Ai i ka vënë flakën qëllimisht fabrikës së vet në autostradën Tiranë-Durrës, e cila merrej me prodhimin e tapeteve, me qëllim përfitimin e siguracionit prej 1.2 milionë eurosh, ngjarje të cilën e ka denoncuar si aksidentale. Por pas hetimeve intensive të prokurorisë ka rezultuar se zjarri në fabrikë ka qenë i qëllimshëm, ndaj me vendim të Gjykatës së Tiranës u arrestua pronari i saj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/