Vihet në pranga një 64-vjeçar për zjarrvënie të qëllimshme në Maliq.
Sipas informacioneve, 64-vjeçari me iniciale Xh.H., është kapur duke i vënë zjarrin një arre me pemë frutore, duke djegur disa prej tyre e duke rrezikuar një biznes në afërsi të saj për shkak të erës që ka favorizuar flakët.
Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikëses që ka vënë nën kontroll flakët, ndërsa komisariati i Maliqit ka bërë arrestimin në flagrancë të 64-vjeçarit për veprën penale të “shkatërrim të pronës me zjarr”.
Në këtë situatë ku është përfshirë i gjithë vendi, nga ana e instancave është prioritet zbardhja e rasteve të zjarrvënieve të qëllimshme dhe vendosja para përgjegjësisë e personave që janë të përfshirë.