Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 46- vjeçari, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Veiz Uku, 46 vjeç, banues në fshatin Shën Koll është vënë në pranga nga shërbimet e policisë të Komisariatit Numër 1.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 03.08.2017, rreth orës 20:00 i ka vendosur zjarrin, masivit pyjor në fshatin Shën Koll, Njësia Administrative Baldushk, ku për pasojë janë djegur rreth 2 dylym sipërfaqe pyll”, bën të ditur policia.