Një 25-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për zjarrëvënie në Ksamil.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





