Një person ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, ndërsa dyshimet e para janë se ai është vrarë me sende të forta.

Nuk dihet ende identiteti, por nga policia thuhet se viktima është mashkull rreth 50-vjeç.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur në një vend tjetër dhe më pas viktima të jetë hedhur në rrugë.

Viktima mendohet se është qëlluar pas koke me mjet të fortë dhe pasi është vrarë është hedhur në rrugë pasi nuk ka as këpucë.