Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi i është zbuluar parcela me hashash.

Arrestimi i tij erdhi pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë afër banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Shpëtim Vizani 42 vjeç, banues në Baltëz, Fier, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë afër banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Nga veprimet hetimore  dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi Sh. V.