Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, ka reaguar pas publikimit të mesazheve që ajo shkëmbeu me bashkëshortin, teksa ishte në emisionin e gazetarit Blendi Fevziu, për të cilin përdori edhe etiketime fyese.

E ftuar ne “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Ermonela Felaj ka bërë të ditur se s’ia merrte mendja që në 2017-n do ta përgjonin nga vrima e çelësit. “Nuk ma merrte mendja kurrë që në vitin 2017 të të përgjonin nga vrima e çelësit”, tha Felaj.

Nga ajo që duket në foto Ermonela Felaj dhe bashkëshorti i saj, Bledi, shajnë gazetarin Blendi Fevziun, mesazhe këto që u publikuan nga "Gazeta Shqiptare".

Ermonela Felaj: He me se ndërhyn si plehre ku

Ermonela Felaj: Po kur të marr fjalën do të them

Bledi: Vazhdo se febziu ka qen negativ prandaj mderhy kur të duash e merre vet fjalën se edhe ai që drejton legen e negativ ka qenë x ket proces dhe artën në veçanti prandaj mos prit po fol kur të jet se edhe muci me duket pak si kot

Ermonela Felaj: po po ( bashkëbisedimi mes Felaj dhe bashkëshortit është zbardhur siç ata shkruajnë në ËhatsApp, me gjithë gabimet drejtshkrimore)

Komunikimi mes tyre më pas nuk duket. Vlen të kujtojmë se Bledar Velikaj, bashkëshorti i ish-ministres Ermonela Felaj ka qenë kohë më parë i përfshirë në një konflikt me ish-presidentin Bujar Nishani.