Një person është gjetur i vdekur në rezervuarin e Fushë-Studës në Stëblevë të Librazhdit.

Dyshohet se personi ka ditë që është mbytur, por sot ka dalë në sipërfaqen e ujit dhe është konstatuar nga turistët, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë. 

"Nga veprimet e para  rezultoi se trupi i përket shtetasit I.L., 55 vjeç, i cili është larguar nga banesa para 20 ditësh.

Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohet shenja dhune", njoftoi policia.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.