Bariu Dhimitër Baze, i cili rezultonte i  zhdukur prej dy ditësh, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Laze kishte shkuar tek të afërmit e tij në fshatin Lulare, por nuk kishte njoftuar familjarët. Reth 50 efektivë policie u angazhuan për të bërë të mundur gjetjen e bariut që prej dy ditësh nuk dihej se ku ishte.

74-vjeçari ishte zhdukur dy ditë më parë, pasi kishte dalë nga shtëpia për të kullotur bagëtitë në zonën e Postenit dhe nuk ishte rikthyer më në stan.

Bagëtitë kishin gjetur rrugën e ishin rikthyer, ndërsa familjarët të shqetësuar kishin denoncuar humbjen e të afërmit të tyre, që sot u gjet në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.