Është gjetur i vrarë biznesmeni 43-vjeçar Ruzhdi Hoxha, i cili rezultonte i zhdukur që prej dy javësh.
43-vjeçari, baba i dy fëmijëve ishte pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës.
Trupi i pajetë i Hoxhës u gjet pranë Malit me Gropa në Tiranë.
Kafen e fundit ai e ka pirë me Ferdinand Rrushin, një person me precedentë penalë e mbi të gjitha në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për çështje droge.





