9 tetor 2015 – Ekzekutohet me breshëri automatiku një 24-vjeçar në fshatin Stajkë të Shkodrës.
Viktima Luigj Gjergji nga fshati Pistull, i Hajmelit të Bashkisë Vau Dejës ka qenë duke udhëtuar me makinë në aksin rrugor Kryebushat-Vau i Dejës, ku persona ende të paidentifikuar i zunë pritë dhe kanë shtënë në drejtim të tij me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend.
Për pasojë, mjeti tip Audi, me ngjyrë të zezë, me targa greke NZP8147 ka përfunduar në një kanal anësor të rrugës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.15 minuta të mëngjesit të ditës së premte.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët pasi kanë dëgjuar krismat, kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Uniformat blu po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.
/portali DurresLajm/