Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në zonën e Trevizos në Itali, ku një 26 vjeçare shqiptare humbi jetën në vendin e punës, pasi një makineri i zuri kokën.

Mediat italiane raportojnë se policia po heton versionin e vrasjes për 26-vjeçaren shqiptare Anila Grishaj, pasi makineria nuk u “ndez” vetë.

Sipas mediave një koleg i Anilës mund të ketë vënë gabimisht në funksion makinerinë, duke shkaktuar ngjarjen tragjike.

26-vjeçarja shqiptare ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar.

Megjithatë, në kuadër të hetimeve, makineria në fjalë është sekuestruar.

Mëngjesin e sotëm, sindikatat organizuan një protestë jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk kanë asnjë anëtar në sindikatë. Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjen e sigurisë në punë.