Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të hequr kufizimet e koronavirusit për udhëtarët nga disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Ia dolëm edhe kësaj sfide”, shkruan ndër të tjera Rama në Facebook ndërsa thekson se nuk do të ndalet deri në ngjitjen në majë të vendit.

“LAJMI QE PRISNI

Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë

Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse NE, SHQIPËRIA, NUK NDALEMI MË në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”