14 qershor 2015 – Ia fut me dru kokës kunatës, pas një sherri të çastit mes tyre. Ngjarja ndodhi në fshatin Sul të Devollit ditën e djeshme, kur Arben Llabani, 45 vjeç u konfliktua me nusen e të vëllait. Pas fjalëve, kunati iu vërsul 43-vjeçares me inicialet F.Ll me dru, duke e qëlluar në kokë. Sipas policisë, konflikti ndodhi në banesën e të lënduarës. Pas denoncimit, Llabani u arrestua për dhunë në familje.

 

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”