Një i ri nga Durrësi që nuk pranonte ndarjen nga e dashura, ia ktheu jetën në ‘ferr’ kësaj të fundit.

Shtetasi K. R., 27 vjeç, është paditur në polici nga ish-e dashura po me banim në Durrës, dhe pas denoncimit, uniformat blu bënë të mundur arrestimin e tij, nën akuzat: “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Sipas informacioneve nga policia, “DurrësLajm” mëson se çifti ka qenë i lidhur, por ai ushtronte një presion të fortë psikologjik ndaj saj, pasi e ndiqte gjithandej, në çdo hap që vajza hidhte.

Tanimë, pas arrestimit të kryer një ditë më parë, ai do të përballet me drejtësinë për 2 vepra penale, parashikuar nga nenet 110/2 e 121/a/2 të Kodit Penal.