Lela Seferi ka folur për herë të parë në emisionin “Canape” për ndarjen nga Leonardo Gashi, ku ka treguar se pse ka zgjedhur të mos reagojë publikisht deri tani dhe si është raporti i tyre aktual.
Ajo theksoi se pavarësisht ndarjes, respekti mes tyre mbetet i pandryshuar.
“Nuk e kam pa të nevojshme me bo ndonjë reagim të madh. Unë e kuptoj që historia jonë ka lind në Big Brother edhe njerëzit dojnë me pa qysh është, amo janë disa gjëra që unë preferojë me i mbajt për veti. Nuk kam asnjë problem, unë krejt të mirat që i ka bota une ja urojë Leonardit, është shumë i mirë, jashtëzakonisht i mirë”, tha ajo.





