Atletët Lydia Philip Mamun (400m), Sunday Kamisa Peter (800m) dhe Mohammed Ahmed Abubakar (1500m) do të përfaqësojnë ekipin e refugjatëve në Botërorin atletikës, që zhvillohet javën e ardhshme në Londër. Presidenti i IAAF-it, Sebastian Coe, ka takuar nga afër tri sportistët dhe trajnerët e tyre gjatë përgatitjeve që ata janë duke bërë për këtë turne. Ky nuk do të jetë eventi i parë që këta tri sportistë marrin pjesë, pasi dy javë më parë ata garuan nën flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF) edhe në Botërorin U-18, që u zhvillua në Afrikë. Mamun dhe Peter janë me origjinë nga Sudani Jugor, ndërsa Abubakar është nga Etiopia.

Ata janë stërvitur kohët e fundit në Kenia dhe pritet që të spostohen në Britaninë e Madhe javën e ardhshme. IAAF-i duket se po ndjek gjurmët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që një vit më parë vendosi të lejojë pjesëmarrjen në Olimpiadën e “Rio 2016” të një ekipi refugjatësh. IAAF-i ka mbështetur nga afër këta sportistë prej disa muajsh dhe është në kërkim të talenteve të tjera që mund të lënë gjurmë në këtë sport, duke promovuar lëvizjen olimpike.