Uragani Ian ka mbërritur në bregun e Gjirit të Floridës me forcë katastrofike, duke e goditur shtetin me erëra të fuqishme, shi të rrëmbyeshëm dhe dallgë të forta në oqean.

Rreth 2.5 milionë njerëz u urdhëruan të evakuoheshin nga Florida jugperëndimore.

Stuhia e kategorisë katër po shkonte në brendësi të vendit, ku pritej të dobësohej, por banorët në Floridan qendrore mund të përjetonin ende erëra me forcë uragani.

Përpara se të kalonte rrugën përmes Gjirit të Meksikës për në Florida, uragani Ian shpërtheu në Kubën perëndimore si një stuhi e madhe të martën, duke vrarë dy persona dhe duke rrëzuar rrjetin elektrik të vendit.

Ian është një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruara që ka goditur Shtetet e Bashkuara, me erëra të qëndrueshme deri në 241 kilometra në orë, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA (NHC).

Shpejtësia e erës së stuhisë e vendos atë në kategorinë pesë të shkallës Saffir-Simpson, klasifikimi më i rëndë për stuhitë.

Stuhia ka goditur kryesisht plazhet me rërë, një sërë hotelesh turistike të vendosura aty si dhe parqe të shumta të shtëpive të lëvizshme, të preferuara si për pensionistët ashtu edhe për pushuesit.