Ministrja e Fianncave dhe Ekonomisë ka bërë me dije se për tre mujorin e parë ekonomia në vend është rritur me 2.72%.
Në një deklaratë për mediat ministrja tha se kjo rritje ka qenë mesatare, por se është më e larta nga ato që kanë pësuar vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Sipas Ibrahimajt, kjo rritje u nxit kryesisht nga aktivitetet e pasurive së paluajtshme dhe ndërtimi, ndjekur nga sektori i tregtisë dhe shërbimeve.
“Për tre mujorin e parë, 2.72% rritje ekonomike në vend. Ishte një rritje mesatare. Rezultoi me një rritje 2.7% ishte me e lartë se Maqedonia e Veriut e se Serbia. Mesatarja e rritjes së vendeve të BE-së ishte 1%. Për dymujorin prill maj eksportet janë rritur në vëllim me 2% dhe në vlerë me 14%.”, tha Ibrahimaj.