Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se një ndër vendimet që është marrë, ka të bëjë me miratimin për ndryshimin në ligjin për nxitjen e punësimit, ku parashikohet që të gjithë bizneset duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuara.
Delina Ibrahimaj: Miratuam një ndryshim në ligjin për nxitjen e punësimit, vendosjen e një barazie për çështjen sociale që parashikon se të gjithë bizneset e mëdha duhet me detyrim të punësojnë persona me aftësi të kufizuara. Nëpërmjet ndryshimit në ligj, ne do t’i japim një shpjegim dhe procedurë se si do të veprohet për deklarimin e punonjësve që do të hyjë në fuqi në janar 2024. Do të duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ose të paguajnë të barabartë me pagën minimale për çdo person që nuk marrin në punë.