Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se për vitin 2023, rritja ekonomike do jetë 5.7% në terma nominalë. 

Ne parashikojmë që gjatë vitit 2023 ekonomia shqiptare të rritet me një normë 2.6 % në terma realë dhe 5.7 % në terma nominalë. Parashikojmë që inflacioni që ka qenë kryefjala e këtij viti dhe shqetësimeve të lidhura me rritjen ekonomike të nisë të ngadalësohet duke arritur në një nivel mesatar prej 3.6 %”.

“Lidhur me parametrat ekonomikë, kemi disa skenarë, parashikojnë një recension teknik të vendeve të BE e kjo është arsyeja pse e kemi ulur parashikimin për 2023 nga mbi 3% që e kishim në fillim të këtij viti në 2.6%. Marrim parasysh që rreziqet që lidhen me parashikimin për vitin e ardhshëm janë në krahun rënës e ky projekt buxhet do bëjë të mundur të krijojë hapësirat që ekonomia të përballojë rreziqet në një formë të duhur e solide duke krijuar hapësira përçdo goditje që mund të vijë në të ardhmen”, theksoi ministrja.