Zlatan Ibrahimoviç doli para mediave për të prezantuar Serxho Konseisaon, trajnerin e ri të Milanit. Ai gjithashtu foli edhe për Fonsekën.

“Para se të nis me Konseisao, dua të falënderoj Fonsekën për atë që ka bërë, për profesionistin që është. Respekt maksimal për të. Ai nuk ka arritur të ketë vazhdimësi rezultatesh dhe kur jeni në Milano, rezultatet janë themelore. Ne vendosëm ta shkarkojmë pas ndeshjes, gabuam që e dërguam në konferencën për shtyp. Superkupa është një nga objektivat dhe Konseisao i ka idetë e qarta në kokë. Sapo mbërriti, ai bëri që ekipi të funksionojë menjëherë”, tha Ibra.