13 maj 2015 – "Jo faleminderit", këto kanë qenë dy fjalët që kanë thënë drejtuesit e Juventusit për një yll të madh të futbollit botëror. Sipas 'Sky Sport' në Itali, Mino Raiola ka folur me Marotën për të ardhmen e Pogbasë, ndërkohë që një temë që është diskutuar ka qenë edhe ajo për të sjellë Ibrahimovic në Torino. Administratori i Juventusit i është përgjigjur menjëherë duke i thënë se nuk është i interesuar për lojtarë të profilit të tij. Sulmuesi suedez nuk është në planet e Juves, të cilët janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Dybalën e Palermos.
Ndërkohë bardhezinjtë janë në diskutim edhe me Kavanin, teksa janë bërë hapa përpara me PSG-në.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/