Është i njëjti Ibrahimoviç, i sinqertë dhe mendjemadh. Pyetjes së çfarë i mungon më shumë nga Parisi, suedezi u përgjigj prerë: “Rroga që merrja, ajo më mungon”.

Më pas lideri i Manchester United foli për sezonin e tij të ri në Premier League. “Mendoj se skuadra është e shumë e fortë, pasi kanë blerë futbollistë të rinj, por filozofia ka mbetur e njëjta: Të fitojnë gjithçka dhe të shkojnë sa më larg në Champios League. Por ky nuk është problem im. Unë kam të tjera”, u përgjigj Ibra. 

Nga Franca drejt Anglisë, Ibra shkoi me një “thes” me trofe, 4 kampionate, një Kupë të Ligës, 3 kupa të Francës dhe 3 Superkupa të Francës. Por, tani, Parisi i përket të shkuarës dhe duket se është harruar krejt, pasi në mendjen e gjigantit suedez është vetëm United, që këtë fundjavë ka një sfidë të vështirë, derbin me Sitin. “Duhet të punojmë shumë dhe të jemi të duruar, pasi rezultatet do të vijnë, sepse vetëm kështu fitohet. Por gjithsesi ky nuk është problem im”, deklaroi Ibra.