Zlatan Ibrahimovic është shumë pranë rikthimit te Milan. Ka optimizëm në shtëpinë kuqezi, Boban dhe Maldani janë të bindur se sulmuesi suedez do të thotë po në orët në vijim. Ky lajm bëhet publik nga “La Repubblica” sipas së cilës, drejtuesit e “djallit” i janë rikthyer edhe një herë pistës Ibrahimovic pas humbjes kundër Atalantës, këtë herë me një ofertë të re ekonomike.
Sulmuesi suedez
Në praktikë, oferta nuk është se ndryshon shumë nga ajo një muaj më parë por në klauzolën e rinovimit janë përfshirë paraqitjet e tij individuale, golat mbi gjithçka. Tifozët e Milanit prisnin një dhuratë për Krishtlindje, por gjithsesi mund ta pranojnë me kënaqësi edhe me pak vonesë.





