Në një intervistë dhënë për “Sky Sport”, trajneri i famshëm italian Fabio Capello ka rikujtuar kohët kur stërviste sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic, madje duke zbuluar për të parën herë edhe disa dobësi të futbollistit tashmë veteran të Manchester United.
“Ishte shumë i ri, ishte vetëm 21 vjeç. Erdhi Raiola duke më thënë se gjuajtjet e tij thyenin duart e portierëve, por deri në atë moment kishin thyer vetëm xhamat pas portës”, rrëfen Capello.
“Ibra nuk dinte të godiste, gabonte gjithmonë në vendosjen e këmbës mbështetëse. Tek Ajax shënonte gjithmonë me të brendshmen, nuk gjuante kurrë nga larg, por vetëm kur ishte përballë portës. E pamë kur isha te Roma dhe në Berlin sfiduam Ajax-in. E pashë të bënte nxehmjen në pushim të ndeshjes dhe bënte lëvizje e manovra, më pas kuptova që nuk bënte vetëm ato, por nuk arritëm ta merrnim. Më pas u dedikua në mënyrë absolute për të goditur dhe për t'u përmirësuar”, tregoi trajneri Capello për fillimet e Ibrahimovic.





