Milan nuk është aspak Milan në këtë sezon futbollistik. Klubi italian po kalon një moment mjaft të vështirë në aspektin futbollistik, por edhe në brendësi, duke filluar që nga stafi drejtues. Diçka të tillë e thotë përplasje e ndodhur së fundmi mes drejtorit sportiv, Antonio D’Ottavio dhe Zlatan Ibrahimovic.

Ky i fundit është emëruar kështilltar nga “RedBird”, por duket se ka fuqi për të vendosur mbi gjithçka te kuqezinjtë.

Së fundmi mediat italiane kanë raportuar se D’Ottavio nuk është më drejtor sportiv i Milanit. Kjo ka ardhur pikërisht pas përplasjes me Ibrahimovic dhe ky i fundit ka vendosur që drejtori sportiv të largohet nga posti i tij.

Tashmë merkato e janarit pritet të jetë plotësisht në duart e Ibrahimovic. Gjiganti suedez do të vendosë për Milanin, ku përveç këshilltarit tashmë do të bëjë edhe rolin e drejtorit sportiv.