Zllatan Ibrahimoviç është nga ata persona që i thotë gjërat si mendon. Gjigandi suedez ka zbuluar se ka vendosur një bast me David Bekam, por që në fund e ka humbur atë.
“Kishim venë një bast me Bekam gjatë botërorit. Nëse Suedia mundte Anglinë, do të shkojë te IKEA dhe do të blija çdo gjë që doja me shpenzimet e tij. Nëse fiton Anglia, jam i detyruar të shkojë në ‘Wembley’ dhe të ha peshk me patate të skuqura. Kam humbur bastin dhe do ta bëj këtë gjë kur të kem kohë”, zbulon Ibra.
Më pas ai flet edhe për golin special të 500-të në karrierë, i shënuar në një takim ku skuadra e tij, Los Anxhelos Galaksi, u mund 5-3 nga Toronto. “Do të doja të ishte special, por po të ishte goli i fitores do të isha larguar nga stadiumi”, përfundon Ibra.





