Zlatan Ibrahimovic ka “goditur” përmes një statusi në rrjetet sociale, duke dashur të evidentojë vlerën si futbollist në funksion të blerjes më të shtrenjtë në histori, që realizoi klubi i tij kësaj vere. Gjiganti suedez, që la PSG-në dhe iu bashkua Jose Mourinhos në “Old Trafford”, ia ka uruar mirëseardhjen Paul Pogba, por indirekt edhe e ka thumbuar francezin e talentuar. “Më në fund, bluzat e mia të kanë rikthyer prapa”, – shkruan Ibra në statusin e tij, të shoqëruar me një foto ku është përballë Pogba, që të dy me uniformën e Manchester United.





