Do të fitojë të njëjtën shifër që i garantonte kontrata para dëmtimit të rëndë dhe falë vullnetit të hekurt dhe rekuperimit rekord, Zlatan Ibrahimovic do të mbetet sërish në “Old Trafford”.Nga dita në ditë po zhduken dyshimet mbi të ardhmen e gjigantit suedez, që edhe pse i shkëputur ligjërisht nga Manchester United, u stërvit këto kohë në qendrën e Keringtonit, duke bindur edhe skeptikët.Familja amerikane Glejzër nuk kishte dyshime mbi qëndrimin e Zlatan. Ai garanton bileta të shitura, fanela, tifozë dhe publicitet brenda dhe jashtë fushës. Trajneri Jose Mourinho kishte fjalën e fundit, të cilën e tha përgjysmë para pak ditësh, duke konfirmuar dhe qëndrimin e suedezit.

35-vjeçari po lë pas në kohë rekord dëmtimin në gju në Europa League dhe të gjithë statistikat tregojnë se është në gjendje të bëjë diferencën në çdo kampionat. "Akordi është arritur dhe brenda 24 orësh do të zyrtarizohet", shkruan “The Sun” duke cituar një burim pranë klubit të “Old Trafford”. Manchester United i besoi numrin 9 Romelu Lukakut me bekimin e Ibrahimovic, por pikërisht suedezi mund të ofrojë konkurrencën për një rol titullar në formacion, qoftë ky në Premier League apo në Championsin e rigjetur.