Federata Angleze e Futbollit nuk tregon mëshirë për Zlatan Ibrahimovic. Lajme të këqija për Manchester United dhe Jose Mourinhon i cili nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin e tij kryesor për 3 ndeshjet e ardhshme. Bomberi suedez është dënuar me 3 ndeshje skualifikim nga komisioni i disiplinës, për goditjen me brryl që i dha mbrojtësit të Bournemouth-it, Tyrone Mings në ndeshjen e fundit të kampionatit të cilën Djajtë e Kuq e barazuan me rezultatin 1-1.
Gjatë asaj sfide pati shumë përplasje mes Ibrës dhe Mings madje ishte ky i fundit që nisi luftën në distancë mes të dyve duke shkaktuar një faull horror ndaj gjigandit suedez por për fatin e mirë, Zlatan shpëtoi pa asnjë frakturë pas goditjes që mori në kokë. Me kalimin e minutave Ibrahimovic reagoi në mënyrën e tij duke e goditur me brryl mbrojtësin e Bournemouth-it, pas një harkimi të topit në zonë nga këndi. Gjestin i suedezit nuk u vu re nga gjyqtari por Ibrahimovic u dënua në sajë të provës televizive e cila aplikohet në cdo kampionat të rëndësishëm kur bëhet fjalë për të tilla episode aspak sportive që i shpëtojnë syrit të arbitrave. Sulmuesi 35-vjecar do të humbasë kështu dy takimet e rradhës në Premier League ndaj Middlesborough dhe West Bromwich Albion dhe mbi të gjitha ndeshjen cerekfinale ndaj Chelsea-it në FA Cup e cila do të luhet, të Hënën e 13 Marsit.