Në ditën e fundit kur lejohet regjistrimi i kandidatëve për garën për kreun e PD, Ibsen Elezi bëhet kandidati i katërt që përfshihet në të. Elezi ka dorëzuar sot formularin e kandidimit.

Ai ka deklaruar për mediat se vetëm nëse Basha dorëhiqet nga posti i kryetarit atëhere mund të ketë garë të barabartë brenda PD. Po ashtu ai ka kërkuar që të gjithë kandidatët e PD-së të kenë përfaqësues në komisionin zgjedhor.

”Vetëm me dorëheqjen e Bashës mund të getë garë të barabartë. Kandidatët për kryetar duhet të kenë përfaqësues në komisionin zgjedhor.”- tha Elezi.

Ai është kandidati i dytë pas Edit Harxhit që del nga ”Grupi për PD” që i kërkon Bashës dorëheqjen dhe shtyrjen e datës 13 qershor, si data e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar. Po ashtu, kandidaturën e ka dorëzuar edhe kryetari aktual, Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.