Mauro Icardi po pret fundin e sezonit për t'u larguar nga Interi, pas problemeve të shumta që ka kaluar me klubin zikaltër këtë edicion futbollistik. Gruaja dhe menaxherja e tij Wanda Nara nuk pret verën për t'u vënë në qendër të vëmendjes, por e gjen gjithmonë një arsye për të bërë lëmsh vendin.
Në ditët e fundit, Wanda ka postuar foto të setit të fundit fotografik me Icardin. Foto shumë provokuese, ku Icardi dhe Wanda pozojnë të zhveshur para aparatit fotografik.
Tifozëve të Interit nuk u ka pëlqyer aspak diçka e tillë dhe kanë lënë komente të tipit: "Nuk ju vjen turp?; A jeni në pornohub, apo në Instagram?; Po bëni film porno?".
Fotot nuk kanë nevojë për koment!





