Duhej të ishte një mundësi për të nënshkruar një armëpushim, por takimi që u zhvillua dje midis Mauro Icardi, Luciano Spalletti dhe doktorit të Interit, Alessandro Corsini, e ka komplikuar më tej situatën.Ish-kapiteni, në fakt, ka refuzuar në mënyrë të përsëritur që të kthehet në trajnim me grupin, siç kërkohet nga trajneri dhe profesor Corsini, sepse ka ende dhimbje të forta në gju.
Por, jo vetëm.Icardi, sipas “Il Corriere della Sera”, iu është kthyer në mënyrë të papritur bashkëbiseduesve të tij, duke e bërë të qartë se nuk donte të bënte asgjë me ta: "Kjo është hera e fundit që flas me ju"!Icardi, me pak fjalë, siç ishte parashikuar në ditët e fundit, është duke pritur ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të presidentit Zhang, por ky i fundit do të kthehet në Itali vetëm pak ditë para derbit me Milanin.
Kjo është arsyeja pse, për momentin, argjentinasi duket i destinuar të qëndrojë jashtë skuadrës zikaltër deri në fund të fundit të muajit.Numri “9” zikaltër dhe gruaja-agjente e tij, Ëanda Nara, që të rishikojnë hapat e tyre pretendojnë kthimin e shiritit të kapitenit, ose të paktën një shpjegim publik për arsyen pse Icardi u denigrua kështu.Në të vërtetë, sipas sulmuesit, lëvizja e Interit synon vetëm të ushqejë një fushatë denigrimi të tij, me qëllim që të jetë në gjendje të justifikojë një transferim të vendosur tashmë, në sytë e tifozëve.
Në këtë pikë, shkurtimisht, çdo hipotezë e ndërmjetësimit duket me të vërtetë e vështirë dhe mundësia që Icardi të mbetet “spektator” deri në fund të sezonit bëhet gjithmonë e më e lartë. Aq shumë besohet kjo, sa sipas "La Gazzetta dello Sport", Interi mund të konsiderojë mundësinë e marrjes së veprimeve ligjore kundër Icardit në javët e ardhshme. Klima mes Interit dhe Mauro Icardit mbetet e ftohtë. Me pak fjalë, armëpushimi është vërtet larg. A do të mjaftojë ndërhyrja e presidentit Zhang për të zgjidhur rastin? Kjo mbetet të shihet!





