Diego Maradona pretendon se kapiteni i Inter Mauro Icardi është futur në përfaqësuesen argjentinase për shkak të gruas së tij, Ëanda.Legjenda e Napolit ka folur për Clarin, si gjithmonë pa doreza, për shumë argjentinas të botës së futbollit.“Nuk do të flas për përfaqësuesen argjentinase,” shprehet Maradona.“Një gjë që nuk më ka pëlqyer asnjëherë janë njerëzit që shesin tym. Mbaj mend që një ditë më telefonoi Sampaoli dhe më propozoi një projekt të përbashkët te Sevilla.“Në momentin që mori kryesimin e Argjentinës, ai ma kishte harruar emrin. Nuk më pëlqejnë njerëz të tillë.“Sampaoli mori Icardi-n në vend të Higuain dhe Aguero. Si mund të zgjedhës atë Pata de lala (dikush që vjedh gruan e shokut) në vend të tyre?“Atë që ka një grua që do të futet në botën e futbollit si agjente, atë që luan futboll me fëmijët e Maxi Lopez. E di mirë historinë.“Wanda ka telefonuar Bauza-n tre herë, paraardhësin Martino katër herë. Ma kanë thënë vetë trajnerët.”
“Icardi u fut në përfaqësuesen argjentinase prej gruas”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Çfarë ndodh me trupin kur konsumoni vaj ulliri çdo ditë
Japonia mund të konsiderojë armët bërthamore, Kina paralajmëron për katastrofë globale
Lëvizte me thikë qelqi të improvizuar/ Adoleshenti shqiptar u arrestua në Selanik, e mbante për vetëmbrojtje
Hetimi për sulmin kibernetik ndaj SPAK/ Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili del pas dy orës nga Prokuroria e Posaçme





