Tiranë, 25 maj 2014 – Avokati Idajet Beqiri deklaroi dje se Shkëlzen Berisha ka dërguar tre valixhe me para droge në Suedi, fill pas rrëzimit nga pushteti të Sali Berishës. Në një prononcim për gazetën “Sot”, avokati pohoi se më 23-Qershor, Shkëlzeni është shfaqur në aeroportin e Rinasit me 3 valixhe, destinacioni i të cilave fillimisht ishte Stokholmi. Beqiri tha se ato ishin para droge, Gërdeci dhe tritoli.

“Problemi është që në momentin që Sali Berisha ra nga pushteti, pra fill pasi u mor vesh rezultati zgjedhor, Shkëlzeni është parë në aeroportin e Rinasit, dhe kjo nuk është e fshehtë pasi ai u pa botërisht, me tre valixhe në duar, valixhe me para që po i hiqte nga Shqipëria. Ishte fakt që valixhet ishin të mbushura me para, me para të pista, para droge, Gërdeci. Drejtimi ishte për në Stokholm”,– theksoi Beqiri. S

akaq, avokati është ndalur dhe te koka e familjes Berisha.  Sipas Beqirit, aq sa mospërfillës duhet të jemi ndaj fjalëve të Berishës, aq rëndësi duhet t’i kushtohet valixheve me para të pista që ai transporton. Beqiri ka komentuar deklaratën e Berishës lidhur me numrin e mbështetësve në protestën e Partisë Demokratike. Sipas tij, ish-kryeministri duhet të kryejë kontrolle pasi nuk është mirë psikologjikisht.

“Kjo tregon se ne kemi të bëjmë me një ish-kryeministër që ka ikur për lesh. Kjo u vërtetua nga deklarata e tij e djeshme. Të thuash se në shesh ishin 150 mijë veta, ndërkohë që as një mijë veta nuk ishin, kam të drejtë të mendoj se ai ka shkuar për lesh. Madje familja e tij duhet ta marrë seriozisht këtë gjë, dhe t’i kushtojë më shumë rëndësi atij kur flet, duhet ta kontrollojë. Por aq sa ne nuk duhet t’i marrim seriozisht ato budallallëqe që nxjerr ai gjatë gjithë kohës, aq duhet të marrim me seriozitet valixhet që ai transporton”,-  deklaroi Beqiri.

/gazeta “Sot”/