Disa nga femrat më të njohura të showbizit kanë treguar rutinën e tyre të mëngjesit për një shëndet sa më të mirë dhe pa shtuar në peshë.
Xhesika Biel, gruaja e Justin Timberlake ka përjashtuar glutenin dhe laktozën nga dieta e saj, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të hajë asgjë të ëmbël, pasi shpesh ajo përfshin arrat e kokosit, ose bajamet dhe pak mjaltë.
Mëngjesi i Chrissy Teigen përfshin proteina dhe perime, por shmang plotësisht sheqerin. Shumica e ditëve ajo ha dy vezë me proshutën, avokado dhe domaten – kombinimi perfekt për një vakt të lehtë në punë!
Blogerja dhe aktorja bionde, Blake Lively, thotë se preferon shumë vezët, të skuqura në vaj kokosi dhe të shoqëruara me perime të freskëta. Edhe ajo ka zgjedhur që të heqë dorë nga gluteni.