Një ide e veçantë i ka ardhur në mendje klubit të Viktoria Plzen. Gjatë ditës së djeshme, skuadra ka inauguruar stadiumin e saj të rikonstruktuar “Doosan Arena”. Megjithatë, diçka e çuditshme është vënë re. Pankinat e stadiumit janë në formën e kanoçeve të birrës.
Ato janë të mbuluara nga metali dhe alumini dhe janë të hapura vetëm nga ana e stolave. Plzen është një qytet mjaft i njohur për prodhimin e birrës dhe kjo është një nga arsyet krijimit të këtyre pankinave.