Pas videos skandaloze të publikuar ditën e djeshme, në të cilën dy djem shanin dhe urinonin mbi kokën e një personi, policia e Tiranës i ka identifikuar autorët e dhunshëm dhe ka nisur një procedim penal ndaj tyre.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit R. N., 34 vjeç, dhe D. N., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ndaj tyre rëndojnë 3 akuza, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Fyerje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Po ashtu, është bërë dhe identifikimi i personit të dëmtuar i moshës 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 

Sipas policisë, dy autorët e kanë marrë me mjetin e tyre 20-vjeçarin dhe kanë kryer veprime jo të hijshme, e kanë goditur dhe veprimet i kanë filmuar.