Mediat turke raportojnë se janë identifikuar emrat e dy prej tre kamikazëve që kryen sulmet terroriste në aeroportin e Stambollit.
Sipas prokurorisë ata janë Rakin Bulgarov dhe Vadim Osmanov. Ky i fundit është identifikuar nga një fotokopje e pasaportës.
Ndërkohë një ditë më parë u zbulua se tre kamikazët ishin shtetas nga Rusia, Kirgistani dhe Uzbekistani.
Deri më tani autoritetet turke kanë arrestuar 24 persona të dyshuar si të lidhur me këto sulme terroriste.





