Tre persona janë plagosur nga një përplasje me armë zjarri gjatë natës në bulevard, pranë hotel “Butrintit” në Sarandë duke alarmuar pushuesit dhe banorët e qytetit.

Dy nga të plagosurit janë dërguar në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

Dy personat e plagosur janë identifikuar si Anton Shyti, 37 vjeç dhe Besi Xhafaj, 26 vjeç, të cilët për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore janë nisur drejt Tiranës.

Ndërkohë i plagosuri i tretë ështëbashkëpronari i lokalit të natës, që po merr mjekim në Sarandë.

Në përplasjen me armë zjarri janë përfshirë rreth 10 persona, ndërsa ngjarja ka ndodhur në 02:40 dhe ka zgjatur rreth 5 minuta pranë një lokali.

Blutë e Sarandës nuk japin më shumë detaje, ndërsa vijon operacioni për arrestimin e autorëve.