Plot 20 persona te rrëmbyer, janë vrarë gjatë një operacioni në kryeqytetin Daka, ku forcat e sigurisë depërtuan me dhunë në një restorant, duke vrarë 6 persona të armatosur, që mbanin të rrëmbyerit.

“Ne i kemi gjetur 20 trupa të pajetë dhe shumica e tyre ishin prerë në mënyrë brutale me armatim të mprehtë”, u tha gazetarëve gjenerali,Nayeem Ashfaq Chowdhury, sot në Daka.

Gjatë operacionit të forcave të sigurisë në një lagje të Dakës janë shpëtuar 13 vetë.

Ndërkohë ISIS ka marrë përsipër sulmin në restorantin ‘Holey Artisan Bakery’, në kryeqytetin Daka në Bangladesh.

Në një video të publikuar nga Shteti Islamik duken pesë terroristët që vranë 20 persona që nuk dinin vargje nga Kurani në restorant.

“Donim të vrisnim të huaj nga vendet e krishtera.”- bën të ditur ISIS.