20 qershor 2015 – Dorian Shtjefni, 31 vjeç, banues në Lezhë, Rikard Prendushi, 21 vjeç banues në Shkodër si dhe një 20-vjeçar, emri i të cilit është Andi, nga Lezha janë viktimat e tragjedisë në rrugën Lezhë-Shkodër. Sipas policisë, i plagosur është shoferi Stravri Ndrepepaj, gjendja e të cilit paraqitet kritike. “Me datë 20.06.2015, rreth orës 20.40, në superstradën Lezhë, Shkodër, tek kryqëzimi i Blinishtit, Lezhë, mjeti BMW me targë AA879IT, në pronësi të shtetasit V.N, banues në Berdicë, Shkodër, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në parcelë”, tha policia. Si pasojë, mjeti u përfshi nga flakët.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"