Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasdite në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.

Bashkëshorti 56-vjeçar mësohet se ka vrarë me sopatë gruan dhe më pas ka vrarë veten. Viktimat janë Menderie Bici dhe Qemal Bici që më pas vari veten. Pas vrasjes në Shkodër, ku vëllai i alkoolizuar kishte vrarë motrën e tij, ky është krimi i dytë në familje brenda një harku të shkurtër kohe, që  trondit opinionin publik.

“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë (sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.”– njoftoi policia.